Moti sot dhe fundjavë në Kosovë, me diell, reshje shiu e shkarkime rrufesh

Moti sot dhe fundjavë në Kosovë, me diell, reshje shiu e shkarkime rrufesh

Në Kosovë vazhdon të mbretëron mot i freskët, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë ditës së sotme por edhe ditëve në vijim priten reshje shiu.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 8 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re dhe me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 8 deri në 17 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriperëndimit.

Edhe dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re dhe me reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 10 deri në 16 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes./Motilokal.com