Vërtetohet folezimi i kryekuqes së vogël në liqenin e Shkodrës

Vërtetohet folezimi i kryekuqes së vogël në liqenin e Shkodrës

Shpendët e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë ekspeditave për monitorimin e shpendëve folezues në liqenin e Shkodrës të realizuara së bashku me AdZM Shkodër, u arrit të vërtetohej së paku 1 çift folezues i kryekuqes së vogël (Aythya nyroca). Në dijeninë tonë, ky është çifti i vetëm folezues i këtij lloji i raportuar së paku gjatë 5 viteve të fundit në Shqipëri dhe Liqeni i Shkodrës mjedisi i vetëm ku lloji është konfirmuar si folezues për periudhën në fjalë.

Image may contain: plant, tree, sky, grass, outdoor and nature

Sipas Shpendët e Shqipërisë vrojtime të tjera kryekuqes së vogël janë raportuar shumë rrallë gjatë 5 viteve të fundit në vendin tonë, por folezimi i këtij lloji nuk është konfirmuar ose së paku raportuar nga vrojtuesit përkatës.

Image may contain: sky, tree, mountain, cloud, plant, outdoor and nature

Kryekuqja e vogël është një ndër llojet më të rrallë të shpendëve në Shqipëri me një popullatë folezuese nga 2-10 çifte (e raportuar nga BirdLife International për periudhën 1996-2002). Popullata e këtij lloji pësoi një rënie të fortë në nivel global nga gjatë viteve 1970 – 1990, për këtë arsye fillimisht u listua si lloj “i Përkeqësuar” në nivel global dhe së fundmi si lloj “Pothuajse i Kërcënuar”.

Image may contain: plant, tree, sky, grass, outdoor and nature

Liqeni i Shkodrës ofron mjedise të shkëlqyera folezimi për këtë lloj dhe nëse ulet më tej niveli i shqetësimit në zonat e folezimit jemi shpresëplotë që popullata e këtij lloji në të ardhmen do të vijë duke u rritur./Motilokal.com

Image may contain: sky, bird, cloud, outdoor and nature