SpaceX dhe NASA lëshojnë me sukses dy astronautët në hapësirë

SpaceX dhe NASA lëshojnë me sukses dy astronautët në hapësirë

Raketa Falcon 9 e SpaceX sapo ndezi motorët e saj, dhe astronautët Bob Behnken dhe Doug Hurley tani po fluturojnë në atmosferë.

Përforcuesi i raketave në shkallën e parë u shkëput me sukses dhe në fazën e dytë raketa do të ndezë motorin e vet - dhe kjo do të përshpejtojë kapsulën e Behnken dhe Hurley në shpejtësinë orbitale.

Nisja drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës e dy astronautëve të NASA-s në bordin e raketës Falcon 9, u bë realitet të shtunën pasdite, pas një prove të dytë.

Asnjë astronautë nuk e ka bërë këtë udhëtim pas nisjes nga Shtetet e Bashkuara qëkur Programi i Hapësirës i NASA-s u tërhoq në vitin 2011.

Raketa e kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, u lëshua nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida dhe udhëtimi deri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës zgjat 19-orë.

Për Elon Musk, ngjarja e së shtunës shënon një tjetër moment historik për raketat me shumë përdorime të kompanisë kaliforniane Hawthorne, të cilat e bëjnë fluturimin hapësinor më pak të kushtueshëm dhe më të shpeshtë. Kjo shënon gjithashtu herën e parë që një mjet hapësire i zhvilluar dhe operuar në mënyrë private, e jo NASA, dërgon amerikanë në orbitë rreth Tokës./Motilokal.com