Meteorologët paralajmërojnë: Britania do bëhet më e nxehtë se Maroku!

Meteorologët paralajmërojnë: Britania do bëhet më e nxehtë se Maroku!

Mbretëria e Bashkuar është duke përjetuar temperaturat më të larta se Maroku me zhivën e termometrit që rritet drejt 30 °C pas majit më të nxehtë në 176 vjet.

E hëna shënon ditën e parë të verës dhe moti i thatë dhe me diell do të vazhdojë në pjesën më të madhe të vendit.

Ditët më të nxehta të vitit pritet të mbërrijnë këtë javë, pasi të martën parashikimet janë që temperaturat të shkojnë në 30 °C.

 Met Office parashikon që temperaturat mund të arrijnë deri në 30C deri ditën e martë

“Ka shumë gjasë që këto temperatura të kemi nga e marta ose e mërkura në Anglinë jugore, por edhe në Veri mund të shënohen 26 gradë Celsius, çka e bën më të nxehtë sesa Essaouira e Marokut ku termometri shënon 23 gradë”, tha metereologu Aidan McGivern.

Ndërsa sipas meteorologut të Met Office gjatë javës pritet një front i ftohtë, me temperaturat që llogaritet të bien në 15 °C, e në Skoci mendohet se do të bjerë dhe borë. Por pas kësaj vale të beftë të ftohti, i nxehti do të rikthehet sërish disa ditë më vonë./Motilokal.com