Java nis me vranësira dhe diell, mundësi për reshje shiu në Kosovë

Java nis me vranësira dhe diell, mundësi për reshje shiu në Kosovë

Java e parë e qershorit do të vijojë të jetë me mot të paqëndrueshëm, i freskët, kryesisht me vranësira dhe kohëpaskohe me rrebeshe shiu.

Dita e hënë do të mbajë mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa paradite me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të verilindjes.

E marta pritet të mbajë mot pjesërisht me re dhe reshje të lehta shiu. Temperaturat do të luhatën prej 9 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të verilindjes.

E mërkura do të jetë me mot pothuajse të kthjellët dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 18 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndimit. /Motilokal.com