Ajri pastrohet teksa miliona njerëz ende qëndrojnë në shtëpi

Ajri pastrohet teksa miliona njerëz ende qëndrojnë në shtëpi

Mbyllja nga koronavirusi ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kinë. Kjo u vu re nga pamjet e siguruara përmes satelitit Copernicus të Agjencisë Evropiane Hapësinore, të cilat tregonin një ndryshim dramatik në çlirimin e dyoksidit të nitrogjenit në qytete të mëdha kineze, për periudhën dhjetor-mars.

Pas përhapjes së koronavirusit, shumë vende të botës vendosën masa të rrepta kufizimi, qytetet filluan të kishin ajër më të pastër, përfshirë edhe qytetin e New Delhi, i cili njihet si qyteti më i ndotur në botë, apo Milano dhe Parisi, që janë ndër më të vizituarit.

Çlirimi i dyoksidit të karbonit mund të ulet edhe më shumë, pasi shpërthimi i COVID-19 ka paralizuar ekonomitë botërore.


Ekspertët kanë paralajmëruar se cilësia e tanishme e ajrit mund të mos zgjas edhe shumë kohë, pasi një pjesë e madhe e vendeve të botës kanë filluar t’i heqin kufizimet, që ka ndalur fabrikat dhe ka detyruar qindra miliona njerëz të qëndrojnë të mbyllur për të ngadalësuar infektimin.

Ata shtojnë se ky përmirësim mund të ndikojë shumë pak në uljen e përgjithshme të niveleve të dyoksidit të karbonit që janë grumbulluar në atmosferë përgjatë dekadave.

Sipas të dhënave deri më tani janë prekur me koronavirus më shumë se 6 milionë persona në nivel global dhe mbi 340 mijë kanë humbur jetën, që nga dhjetori 2019, kur u identifikuan rastet e para të infektimit në Kinë./Motilokal.com