Edhe hapësira e ndotur, sugjerohet ‘taksa e satelitëve’

Edhe hapësira e ndotur, sugjerohet ‘taksa e satelitëve’

Mbeturinat hapësinore shtohen me ritme të larta dhe bashkë me to rreziku i përplasjeve. Për të reduktuar sasinë e detriteve që ndodhen në orbitën e Tokës do të duhej një marrëveshje ndërkombëtare.

Një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Kolorados, propozon një “tarifë përdorimi të orbitës”, e cila do të aplikohet ndaj çdo sateliti që del në orbitë, me qëllim uljen e rrezikut të përplasjeve në hapësirë.

Kërkuesit gjithashtu kanë analizuar të dhënat e industrisë dhe kanë krijuar një model fiziko ekonomik, duke propozuar një taksë vjetore prej 235 mijë Dollarë për çdo satelit që lëshohet. Kjo gjë sipas përllogaritjeve, do të rriste vlerën e të gjithë industrisë në të paktën 600 miliardë Dollarë.

Sipas këtij studimi nëse do të aplikohej kjo taksë, jo vetëm që do të rritej vlera e sektorit, por edhe do të reduktohej ndjeshëm sasia e detriteve dhe rreziku i përplasjeve mes tyre./Motilokal.com