IKSHPK apel qytetarëve: Kujdes çfarë hani!

IKSHPK apel qytetarëve: Kujdes çfarë hani!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes gjatë konsumimit të ushqimeve.

Në një njoftimin e IKSHPK-së thuhet se tash jemi në prag të sezonit të verës, dhe shpesh herë kemi pasur helmime me ushqime.

“Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi! Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht...”, thuhet në njoftim.

Kumtesa e plotë e IKSHPK-së: 

Qytetarë të nderuar!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Jemi në prag të sezonit të verës! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Shumë herë jemi ballafaquar disa herë me helmime me ushqim.

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirrje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi!

Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!

Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer. Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet, nuk duhet të ringrihet!

Duart duhet të lahen:

-para se të filloni të përgatisni ushqimin

-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

-pas përdorimit të tualetit

-pasi të pastroni hundën

-pasi të prekni një kafshë

-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETËN E QYTETARËVE!/Motilokal.com