Koronavirusi tronditi misionin më të madh shkencor në Arktik

Koronavirusi tronditi misionin më të madh shkencor në Arktik

Ekipi shumëkombësh në misionin më të madh kërkimor të Arktikut të ndërmarrë ndonjëherë ishte përgatitur për gjithçka, edhe për sulmet e arinjve polar e deri tek stuhitë e mëdha të borës.

Por kurrë nuk e imagjinuan që një pandemi mund të përshkonte botën, duke përbërë një kërcënim për misionin e tyre.

"Ne kemi shumë skenarë të ndryshëm, plane alternative", i tha AFP Markus Rex, i cili udhëheq misionin MOSAIC, me telefon përmes rrugës për në Spitsbergen, ishullin kryesor në arkipelagun e Svalbard.

"Por të kishim një pandemi globale të kësaj shkalle, kjo ishte diçka që nuk e prisnim... Duhej të zhvillonim plane të reja shumë shpejt".

Pas dy muaj vonesë, shkencëtarët e këtij ekuipazhi ndërkombëtar, të ngarkuar për më shumë se një vit të studionin pasojat e ndryshimit klimatik të Polit të Veriut, do të mund të rifillojnë në ditën në vijim.

Pas rikthimit nga Poli i Veriut, ku ka ecur gjatë gjithë dimrit në akull, akullthyesja “Polarstern” nga instituti gjerman ”Alfred-Wegener” në Bremerhaven së shpejti do të afrohet në brigjet e arkipelagut norvegjez të Svalbardit.

Në mesin e shkencëtarëve është edhe vetë shefi i misionit Rex, një klimatolog dhe fizikan.

Ekspedita 390 ditore filloi në Shtator, me akullthyese që i përkiste institutit polar dhe detar Alfred Wegener të Gjermanisë, duke u nisur nga Norvegjia.

Misioni synon të studiojë atmosferën, oqeanin, akullin e detit, ekosistemin dhe proceset natyrore - duke kërkuar të ndërtojë një pamje se si ndryshimet klimatike po ndikojnë në rajonin dhe tërë botën.

Rreth 600 ekspertë janë të përfshirë në projektin më të madh kërkimor në Arktik./Motilokal.com