Zjarret në Siberi shihen nga satelitët

Zjarret në Siberi shihen nga satelitët

Ujë dhe zjarre së bashku në pamjet nga hapësira që tregojnë flakët që kanë përfshirë Siberinë në fund të majit.

Pamjet janë marrë nga sateliti Sentinel-2, i programit Evropian Kopernikus i menaxhuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe Komisioni Evropian.

Fotografitë satelitore tregojnë përparimin e flakëve dhe tymit, duke filluar nga 26 maji, përgjatë brigjeve të një lumi jo shumë larg qytetit të Chersky, në Republikën Siberiane të Yakut. Zonat e errëta të kuqe dhe kafe tregojnë zonat ku zjarri është përhapur tashmë, ndërsa zonat e kuqe të ndritshme tregojnë zonat ku flakët ende po vazhdojnë.

Ekspertët tregojnë se disa zona të Siberisë, si dhe i gjithë Rrethi Arktik, po përjetojnë një rekord të nxehtësisë për këtë sezon. Sipas vlerësimeve zyrtare, në Siberi në vitin 2019 zjarret dogjën 15 milionë hektarë pyje./Motilokal.com