Lirohet pas tri vitesh burg pëllumbi i akuzuar për spiunazh

Lirohet pas tri vitesh burg pëllumbi i akuzuar për spiunazh

Policia indiane ka liruar pas tre vitesh pëllumbin nga Pakistanit pasi u mbajt në arrest si i dyshuar për spiunazh.

Në fillim të kësaj jave, një person nga Pakistani i ka bërë thirrje qeverisë indiane të lëshojë zogun e tij, i cili thuhet se ka fluturuar mbi kufirin e diskutuar të Kashmirit midis dy vendeve.

Pëllumbi u kap nga banorët e zonës pasi dyshuan për një seri numrash të shkruara në këmbët e tij, duke e konsideruar atë si një mesazh të koduar të destinuar për luftëtarët islamistë pro-pakistanezë që vepronin në territorin e diskutueshëm midis Pakistanit dhe Indisë.

Pronari, i quajtur Habibulla, u kishte kërkuar indianëve që ta kthenin pëllumbin dhe të mos ia jepnin policisë, pasi ai ka pohuar se pëllumbi i tij ka marrë pjesë në gara dhe numrat ishin numri i celularit të tij për të telefonuar në rast humbjeje.

Tani policia ka liruar pëllumbin, në paraburgim që nga tetori i vitit 2016, duke e liruar atë nga akuza për spiunazh, sepse në bazë të hetimeve, ato nuk ekzistonin./Motilokal.com