Studim: Rreth 12 milionë hektarë pyje janë shkatërruar në vitin 2019

Studim: Rreth 12 milionë hektarë pyje janë shkatërruar në vitin 2019

Në të gjithë botën vitin e kaluar janë shkatërruar pothuajse 12 milionë hektarë pyje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hulumtuesit në Universtitetin Maryland në SHBA zhvilluan një studim duke përdorur një algoritmë dhe të dhënat e satelitit global.

Studimi tregoi se në vitin 2019 u shkatërrua një sipërfaqe pyjore prej rreth 12 milionë hektarë. Shkencëtarët tërhoqën vëmendjen se kjo nënkupton shkatërrimin e një sipërfaqeje në madhësinë e një fushe futbolli në çdo 6 sekonda. Në vitin 2019 u tha se është humbur një sipërfaqe pyjore në madhësinë e shtetit të Pennsylvanisë.

Në hulumtim u theksua se shkalla e shkatërrimit ka qenë e lartë në Bolivi, ku pemët u shkatërruan për shkak të zjarreve shumica e të cilëve vitin e kaluar kanë qenë për të hapur sipërfaqe bujqësore.

Brazili përbënte më shumë se një të tretën e humbjes, me Republikën Demokratike të Kongos dhe Indonezinë një e dyta dhe e treta e largët, tha Global Forest Watch (GFW) në raportin e saj vjetor, bazuar në të dhënat satelitore.

"Ne jemi të shqetësuar që shkalla e humbjeve është aq e lartë pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e vendeve dhe kompanive të ndryshme për të zvogëluar shpyllëzimin", i tha AFP-së, Mikaela Weisse, menaxher i projektit GFW në Institutin e Burimeve Botërore (WRI).

Sipas këtij studimi në Indonezi dëmtimi i pyjeve është ulur me 5 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm, falë masave të ndërmarra nga qeveria për hapjen e sipërfaqeve dhe kundër zjarreve të pyjeve.

Falë masave të ndërmarra bëhet e ditur se humbja e pemëve ka rënë edhe në Kolumbi, Gana dhe Bregun e Fildishtë./Motilokal.com