Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër në Shqipëri

Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër në Shqipëri

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike, ku sot do të kemi mot të ngrohtë, të kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 19 deri në 22 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriperëndimit.

Dita e enjte do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 24 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jugperëndimit./Motilokal.com