Mot me diell dhe pjesërisht me re në Maqedoninë e Veriut

Mot me diell dhe pjesërisht me re në Maqedoninë e Veriut

Sot në Maqedoninë e Veriut pritet të ketë mot pjesërisht me re dhe me periudha të diellit. Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje të shiut.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të lëvizin nga 17 deri në 21 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriperëndimit.

E enjtja do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 11 deri në 21 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndimit./Motilokal.com