Motilokal.com dhe RTV Dukagjini me kampanjë vetëdijësuese

Motilokal.com dhe RTV Dukagjini me kampanjë vetëdijësuese

Që kur koronavirusi i ri u shfaq në mbarë botën, përhapja e tij ka qenë e jashtëzakonshme.

Por, çfarë duhet të bëjmë për t’u mbrojtur prej tij?

Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi është duke u kujdesur për higjienën personale.

Motilokal.com dhe RTV Dukagjini kanë realizuar një Video vetëdijesuese me disa masa për të luftuar COVID-19.

Nëse jeni në një ambient të jashtëm, gjatë udhëtimit me taksi, në një bankë apo në një pikë derivatesh sigurohuni të keni me vete maskën, dorëzat dhe pas çdo takimi t’i dezinfektoni duart dhe mos harroni të mbani distancën sociale prej dy metra larg njëri-tjetrit.

Edhe pse mund të duken të vështira për t’u praktikuar, kjo është mënyra më e përgjegjshme për t’u sjellë në këtë kohë.

RESPEKTOJINI RREGULLAT!

QËNDRONI TË SIGURT!

/Motilokal.com