Shpella e Gadimës, hapet për vizitorë!

Shpella e Gadimës, hapet për vizitorë!

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka njoftuar se pas lehtësimit të masave kundër COVID-19, nga dita e hënë (01.06.2020) do të je e hapur për vizitorë Monumenti i Natyrës me Rëndësi të Veçantë Shpella e Gadimës.

Rifillimin i punës së shpellës dhe hapja e saj për vizitorë do të përcillet me disa masa mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të përcaktuara sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik.

Sipas AMMK-së në kuadër të këtyre masave mbrojtëse, vizitorët obligohen të jenë të pajisur me maska dhe me dorëze, ndërsa vizitat në shpellë do të organizohen në grupe të vogla të vizitorëve.

AMMK njofton se orari i vizitave në shpellë do të jetë sipas orarit të rregullt të punës nga ora 8:30-15:30.

Si pasojë e masave të zbatuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shpella ka qenë e mbyllur për vizitor që nga fillimi i muajit mars të këtij viti.

Përndryshe, Shpella e Gadimës, që ndodhet në fshatin Gadime e Ulët të komunës së Lipjanit, mbetet një nga destinacionit turistike më të vizituara për turistët jo vetëm vendor por edhe të huaj. Për shkak të vlerave që ka ky monument i natyrës është marrë ne mbrojtje ligjore dhe gëzon statusin e Monumentit të Natyrës me Rëndësi të Veçantë.

Pasuri e shpellës të cilat e bëjnë të veçante atë janë prezenca e aragoniteve të cilat si stoli shpellore janë dukuri të rralla. Aragonitet dhe kristalet tjera në Shpellën e Gadimës paraqiten në disa galeri, të cilat mundë të shihen edhe nga vizitorët, për faktin se Shpella e Gadimës aktualisht është e vetmja shpellë në Kosovë e përgatitur për vizitorë./Motilokal.com