Zbulohet vendi me ajrin më të pastër në botë

Zbulohet vendi me ajrin më të pastër në botë

Sipas studimeve të kryera në dekadën e fundit, rreth 80 për qind të njerëzimit jeton në vende ku ajri që frymojnë tejkalon limitet e ndotjes të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Por, shkencëtarët besojnë se kanë identifikuar ajrin më të pastër në botë, pa pjesëzat e ndotura të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor dhe ai gjendet mbi oqeanin jugor, që rrethon Antarktidën.

Moti dhe klima janë të lidhura ngushtë në mes tyre, duke lidhur çdo pjesë të botës me rajonet e tjera. Ndërsa klima ndryshon shpejt për shkak të aktivitetit njerëzor, shkencëtarët stërmundohen të gjejnë një qoshe të tokës të paprekur nga njerëzit.

Sidoqoftë, ata dyshonin se ajri mbi oqeanin jugor mund të ishte më i paprekur nga njerëzimi dhe pluhuri i kontinenteve të botës. Dhe kërkuesit zbuluan se shtresa kufitare e ajrit, që ushqen retë e ulëta mbi oqeanin jugor, ishte e pastër nga pjesëzat e aerosolit të prodhuara nga aktiviteti njerëzor.

Shkencëtarët vendosën të studionin se çfarë kishte në ajër dhe nga vinin ato, duke përdorur bakteret në ajër si mjet diagnostikimi për të përcaktuar përbërjen e atmosferës së ulët.

Studiuesit dolën në përfundimin se oqeani jugor është një nga të paktat vende në botë që është prekur minimalisht nga aktiviteti njerëzor./Motilokal.com