Motilokal.com me rekord të ri: 1.6 milion vizita vetëm gjatë muajit maj!

Motilokal.com me rekord të ri: 1.6 milion vizita vetëm gjatë muajit maj!

Motilokal.com ka shënuar një rekord absolut, ku vetëm gjatë muajit maj ka regjistruar mbi 1.6 milion klikime.

Duke iu referuar Google Analytics (instrumentit më të saktë të matjes së audiencës), Motilokal.com është klikuar 1.6 milion herë gjatë muajit maj, duke shënuar edhe një sukses në lexueshmëri.

Ky fakt ka nxitur menaxhmentin që të ndërtojë një media, e cila do ta bëjë atë sa më pranë lexuesve, e po ashtu duke u konfirmuar si e para në këtë fushë dhe për të mbetur sinonim i raportimit të saktë të parashikimit të motit.

Megjithatë nuk është ky suksesi i vetëm. Parashikimi i motit tashmë është duke u transmetuar për çdo ditë në TV Dukagjini, duke arritur një shikueshmëri prej 88 mijë shikimesh në vetëm 15 ditët e fundit të muajit maj dhe me një grafikë të paparë ndonjëherë.

Misioni kryesor i Motilokal.com mbetet informimi sa më i saktë i qytetarëve në kohë reale, duke e ruajtur fuqishëm pozicionin si lider në këtë fushë./Motilokal.com