Ndotja që vjen nga COVID-19/ Maska, dorëza në ujërat e Bosforit

Ndotja që vjen nga COVID-19/ Maska, dorëza në ujërat e Bosforit

Bosfori është rruga ujore më e ngarkuar e Turqisë, dhe ndotja nga mbeturinat është e pashmangshme. Vullnetarët të shumtë dhe bashkitë shpesh e pastrojnë atë, por në ditët e sotme, ajo është shtëpi e një lloji tjetër të plehrave: maskave dhe dorëzave.

Isa Şahintürk, zhytësi i parë që bëri foto nënujore të Bosforit gjatë tre muajve të shpërthimit të koronavirusit, thotë se maskat dhe dorëzat ishin ndër artikujt më të zakonshëm që ai hasi.

Megjithëse sasia e mbeturinave të hedhura në rrugët ujore u zvogëlua falë kufizimeve nga koronavirusi, por ujërat janë akoma të ndotur. Şahintürk thotë se nivelet e ndotjes së ujit nuk kishin ndryshuar aq shumë, për shkak se ujërat e zeza vazhduan të hidheshin në Bosfor, por sasia e mbeturinave të hedhura në det nga kalimtarët ishte ulur.

Ulja e trafikut detar dhe ndalimi i peshkimit në bregdet i dhanë Bosforit disa ditë të qeta që nga marsi. Delfinët, një gjë e rrallë në epokën para-pandemisë, janë parë shumë herë në ujërat e Bosforit./Motilokal.com