Vjosë-Nartë, një ndër zonat më të rëndësishme për folezimin e shpendëve të ujit në Shqipëri

Vjosë-Nartë, një ndër zonat më të rëndësishme për folezimin e shpendëve të ujit në Shqipëri

Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit ka punuar me intensitet për të sjellë të dhëna mbi shpendët e ujit folezues të zonës Vjosë-Nartë. Ekipi kontrolloi çdo trup ujor si dhe mjedise të tjera të përshtatshme për folezim përfshirë ishuj të vegjël, diga, kanale kullues, basene peshkimi dhe basene të kripores.

Sipas AOS rezultatet për zonën janë si kurdoherë shumë interesante. Më poshtë po paraqesim vetëm të dhënat për shpendët e ujit folezues që formojnë koloni të bujshme: Sqepbiza (𝘙𝘦𝘤𝘶𝘳𝘷𝘪𝘳𝘰𝘴𝘵𝘳𝘢 𝘢𝘷𝘰𝘴𝘦𝘵𝘵𝘢) me 305-320 çifte folezuese, Dallëndyshe deti ballëbardhë (𝘚𝘵𝘦𝘳𝘯𝘶𝘭𝘢 𝘢𝘭𝘣𝘪𝘧𝘳𝘰𝘯𝘴) me 175-185 çifte, Dallëndyshe deti (𝘎𝘭𝘢𝘳𝘦𝘰𝘭𝘢 𝘱𝘳𝘢𝘵𝘪𝘯𝘤𝘰𝘭𝘢) me 15-20 çifte tani për tani, Dallëndyshe deti e zakonshme (𝘚𝘵𝘦𝘳𝘯𝘢 𝘩𝘪𝘳𝘶𝘯𝘥𝘰) me 10-12 çifte, Dallëndyshe deti këmbëzezë (𝘎𝘦𝘭𝘰𝘤𝘩𝘦𝘭𝘪𝘥𝘰𝘯 𝘯𝘺𝘭𝘰𝘵𝘪𝘤𝘢) – 5-7 çifte.

Image may contain: sky, bird, outdoor and nature

Në dy javët në vijim, AOS dhe partnerë të tjerë do të kryejnë të tjera vrojtime për shpendët folezues të zonës për të saktësuar edhe më tej gjetjet e para për shpendët kolonialë.

Image may contain: bird, sky, outdoor and nature

Po kështu do të analizohen dhe të dhënat për folezuesit territorialë sikurse Rosa laramane (𝘛𝘢𝘥𝘰𝘳𝘯𝘢 𝘵𝘢𝘥𝘰𝘳𝘯𝘢), Kuqla qafëgjelbër (𝘈𝘯𝘢𝘴 𝘱𝘭𝘢𝘵𝘺𝘳𝘩𝘺𝘯𝘤𝘩𝘰𝘴), Kredharaku i vogël (𝘛𝘢𝘤𝘩𝘺𝘣𝘢𝘱𝘵𝘶𝘴 𝘳𝘶𝘧𝘪𝘤𝘰𝘭𝘭𝘪𝘴), Vrapuesi gushëbardhë (𝘊𝘩𝘢𝘳𝘢𝘥𝘳𝘪𝘶𝘴 𝘢𝘭𝘦𝘹𝘢𝘯𝘥𝘳𝘪𝘯𝘶𝘴), Vrapuesi i vogël (𝘊𝘩𝘢𝘳𝘢𝘥𝘳𝘪𝘶𝘴 𝘥𝘶𝘣𝘪𝘶𝘴), Gjelaci symadh (𝘉𝘶𝘳𝘩𝘪𝘯𝘶𝘴 𝘰𝘦𝘥𝘪𝘤𝘯𝘦𝘮𝘶𝘴), Kalorësi (𝘏𝘪𝘮𝘢𝘯𝘵𝘰𝘱𝘶𝘴 𝘩𝘪𝘮𝘢𝘯𝘵𝘰𝘱𝘶𝘴), Pulujza (𝘎𝘢𝘭𝘭𝘪𝘯𝘶𝘭𝘢 𝘤𝘩𝘭𝘰𝘳𝘰𝘱𝘶𝘴) etj.

Image may contain: sky, outdoor, water and nature

Mbështetur në të dhënat shumëvjecare, Narta e sidomos Kriporja e Skrofotinës është padyshim një ndër zonat më të rëndësishme në Shqipëri për folezimin e shpendëve të ujit.

Image may contain: bird, sky, shoes, outdoor and nature

“Aktiviteti i mësipërm u krye në kuadër të veprimtarisë monitoruese të AOS për shpendët e ujit folezues në ligatinat kryesore të vendit. Ky monitorim është vijim i punës së mëparshme të nisur që prej vitit 1995 nga ornitologë të AOS në kuadër të skemës për monitorimin e shpendëve të ujit folezues si dhe raportimeve ndërkombëtare më të fundit sikurse Atlasi Evropian i Shpendëve Folezues 2, Libri i Kuq i Shpendëve të Evropës etj”, thuhet në njoftimin e AOS-it./Motilokal.com

Image may contain: sky, outdoor, water and nature

Image may contain: sky, outdoor, water and nature

Image may contain: bird, sky, ocean, outdoor, water and nature

Image may contain: bird, sky, outdoor and water

Image may contain: bird, sky, outdoor and water

Image may contain: bird, outdoor, water and nature