Tërmet i fuqishëm me madhësi 7.1 ballë godet Indonezinë lindore

Tërmet i fuqishëm me madhësi 7.1 ballë godet Indonezinë lindore

Një tërmet i fuqishëm me madhësi 7.1 ballë ka goditur provincën Maluku në Veri të Indonezisë, tha Agjencia Meteorologjike e vendit.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 89 kilometra në veriperëndim të fshatit Daruba, në një thellësi prej 120 kilometrash, sipas Agjencia Kombëtare e Moti, Klimës dhe Gjeofizikës.

Agjencia nuk ka lëshuar një alarm për cunami pas tërmetit.

Nuk është raportuar për dëme dhe viktima.

Indonezia ndodhet në zonën e ashtuquajtur ‘Pacific Ring of Fire’, dhe është goditur shpesh nga tërmetet që shoqërohen ndonjëherë nga cunami./Motilokal.com