Vranësira dhe reshje, njihuni me parashikimin e motit për sot dhe fundjavë

Vranësira dhe reshje, njihuni me parashikimin e motit për sot dhe fundjavë

Moti për këtë fundjavë në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Gjatë këtyre ditëve parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu.

Moti sot do të mbajë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 17 deri në 21 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të jugut dhe juglindjes.

E shtuna do të jetë mot pjesërisht me re dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 23 °C.

Të dielën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët dhe me riga shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 23 °C./Motilokal.com