Moti gjatë fundjavës me diell dhe vranësira, ku priten edhe reshje shiu në Kosovë

Moti gjatë fundjavës me diell dhe vranësira, ku priten edhe reshje shiu në Kosovë

Depërtimi i një cikloni nga Atlantiku në veri të rajonit do të sjellë sërish mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu.

Moti sot në Kosovë do të mbajë me vranësira, ku pritet të ketë edhe reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 13 deri në 22 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 15 deri në 22 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të juglindjes.

Edhe dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 14 deri në 23 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndimit./Motilokal.com