Mbani sytë nga qielli, sonte eklipsi i pjesshëm i hënës

Mbani sytë nga qielli, sonte eklipsi i pjesshëm i hënës

Bëhuni gati sonte të gjithë sytë kah qielli për të parë eklipsin e pjesshëm të hënës “Penumral” që është sonte dhe nesër e deri te eklipsi diellor “Annular” që do të ndodhë më 21 qershor.

Këtë vit, qytetarët kudo në botë do të jenë në gjendje që të mahnitemi me gjashtë eklipse në total, katër hënore, të cilat do të jenë të pjesshme, dhe dy diellorë, një eklips vjetor më 21 qershor dhe një eklips total më 14 dhjetor.

Një eklips ndodh kur drita e një trupi qiellor pengohet nga një trup tjetër, pasi trupi e hedh një hije në trupin e tretë.

Kur bllokohet drita e diellit nga hëna, ne vërejmë një eklips diellor në tokë, dhe kur toka është rreshtuar mes diellit dhe hënës, ajo hedh një hije në hënë, dhe ne jemi dëshmitarë të një eklipsi hënor.

Rreth 35 për qind e të gjitha eklipseve hënore janë penumrale, 30 për qind të pjesshme dhe 35 për qind janë të plota. Ato mund të vëzhgohen me sy në mënyrë të sigurt, kështu që ata janë një trajtim për adhuruesit e qiellit!

Eklipsi hënor penumral ndodh kur hëna shtrihet në hijen e sipërme ose në hijen e jashtme të tokës, dhe mund të jetë mjaft delikate.

Edhe nga qielli i Kosovës mund ta shihni Eklipsin Hënor të gjysmëhijezuar, duke nisur nga ora 20:00, i cili do të mund të vërehet me sy të lirë.

NASA ka shpjeguar se ato ndodhin një herë në 18 muaj dhe ofrojnë një mundësi të përsosur për ta studiuar kurorën e Diellit, që është shtresa e saj e lartë.

Më 21 qershor, hëna do të rreshtohet në mënyrë të përkryer midis diellit dhe tokës për eklipsin diellor rrethor dhe unaza e jashtme e diellit do të mbetet e dukshme, në atë që njihet si “unaza e zjarrit”.

Këto ngjarje duhet të mbeten kujtime të veçanta, kështu që mos harroni t’i mbroni sytë tuaj./Motilokal.com

Image may contain: text