Bashkia Patos me aktivitete sensibilizuese për ruajtjen e natyrës

Bashkia Patos me aktivitete sensibilizuese për ruajtjen e natyrës

Në ditën më të rëndësishme të mjedisit Sektori i Pyjeve dhe Mjedisit në Bashkinë Patos zhvilloi disa aktivitete në simbol të kësaj dite.

Në njoftimin e Bashkisë Patos thuhet se gjatë këtij aktiviteti u diskutua me banorë të fshatit Frashër në Njësinë Administrative Zharrëz për nivelin e kënaqësisë së ofrimit të shërbimit dhe nxitjen e ndarjes së mbetjeve në burim duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm për implementimin e Planit Vendor të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.

“Për të siguruar pastërtinë në mjedis nuk është përgjegjësi vetëm e pushtetit vendor por është edhe përgjegjësi e vetë banorëve. Nuk është turp të kritikojmë dikë apo ta këshillojmë se çfarë sjelljesh duhet të kemi ndaj mjedisit, por është detyrë dhe obligim moral, ndaj në fshatin turistik Siqecë të Njësisë Administrative Ruzhdie, janë shpërndarë njoftime sensibilizuese për të mbajtur pastër mrekullinë që natyra na e ka fal”, thuhet në njoftim.

“Fëmijët gjithmonë do të ndjekin shembullin tonë, jo këshillat tona! Shembulli më i mirë sot për sot është të mbrojmë mjedisin shtëpinë tonë të përbashkët. Dita Botërore e Mjedisit, një ditë paqeje dhe dashurie për shtëpinë tonë!”./Motilokal.com