Vazhdon kampanja 'Ta ruajmë natyrën tonë'

Vazhdon kampanja 'Ta ruajmë natyrën tonë'

Duke e parë interesimin e madh për kampanjën “Ta ruajmë natyrën tonë”, Motilokal.com ka vendosur që ta vazhdojë kampanjën, ku janë të vendosura gjashtë billboarda në disa prej qyteteve të Kosovës edhe për një kohë të gjatë për të vetdijësuar qytetarët për rëndësinë që ka natyra.

Po ashtu Motilokal.com ka përcjellë aktivitete të ndryshme të Ditës Botërore të Mjedisit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo kampanjë vije si rezultat i suksesit të Motilokal.com, duke u bërë lider si më i vizituari në Europë në gjuhën shqipe me mbi 1.6 milion vizita mujore për parashikimin e motit. Po ashtu, me shkrimet për ndryshimet klimatike, ambientin, të rejat shkencore, shëndetësinë, reportazhet për bukuritë shqiptare dhe të jetës së egër ka arritur të depërtojë në zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Ky aksion i kushtohet Ditës Botërore të Mjedisit.

Mjedisi është një pasuri e përbashkët, e cila i përket gjithsecilit që të kujdeset për ruajtjen e natyrës. Edukimi mjedisor është një faktor tejet i rëndësishëm për ta mbrojtur këtë pasuri të çmuar që na ofron natyra.

Mjedisi është shtëpia jonë, të cilën duhet ta mbajmë të pastër, ta ruajmë dhe ta mbrojmë nga çdo kërcënim, qoftë edhe nga vetja jonë. Këtë kulturë ne duhet ta përcjellim brez pas brezi, sepse në të ardhmen mjedisi do të jetë në duart e tyre dhe ata duhet të mësojnë si ta trajtojnë atë.

Me ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit, dëmtohen e gradualisht shkatërrohen ekosistemet dhe habitatet natyrore të kafshëve dhe bimëve. Dëmtimi i florës dhe faunës, njëkohësisht sjell përkeqësimin e gjendjes së mjedisit dhe cilësisë së jetës.

Mjedisi është i të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojnë atë. Motilokal.com do të vazhdojë me kampanja të tilla gjatë tërë kohës me shkrime, fotoreportazhe të bukurive natyrore të trojeve shqiptare./Motilokal.com