Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet pjesën lindore të Turqisë

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet pjesën lindore të Turqisë

Një tërmet me madhësi 5.2 goditi lindjen e Turqisë këtë të premte. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Tërmeti ndodhi në thellësinë 7 kilometrave në rrethin Puturge të provincës Malatya, njoftoi AFAD.

Tërmeti, i cili është ndjerë edhe në provincat përreth, ndodhi në ora 21:09 minuta sipas orës lokale.

Guvernatori i Malatya, Aydin Barus i tha se deri më tani nuk është raportuar për viktima, megjithëse situata ende po monitorohet./Motilokal.com