Dy miliardë doza vaksine kundër koronavirusit! Kompania farmaceutike AstraZeneca dyfishon kapacitetet

Dy miliardë doza vaksine kundër koronavirusit! Kompania farmaceutike AstraZeneca dyfishon kapacitetet

Kompania farmaceutike AstraZeneca do të fillojë prodhimin e vaksinës potenciale për koronavirus, ka thënë shefi i kësaj kompanie për BBC-në.

Furnizimi global i një vaksine të mundshme të koronavirusit që po zhvillohet në Universitetin e Oksfordit është dyfishuar në 2 miliardë pas një marrëveshje prej 750 milionë dollarësh pasi ndihmës humanitare të fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

Testimet klinike për këtë vaksinë janë ende në zhvillim e sipër, por Pascal Soriot ka thënë se kjo kompani duhet të nisë prodhimin e dozave tani, në mënyrë që të përmbushë kërkesën e madhe, nëse vaksina tregohet efektive.

“Jemi duke nisur prodhimin e kësaj vaksine që nga tash, dhe duhet ta kemi të gatshme për përdorim momentin që të kemi rezultate”, tha ai.

Soriot tha se prodhimi po fillonte tani sepse “dëshirojmë të jemi sa më të shpejtë që është e mundur”.

“Natyrisht, ky vendim vjen me rrezikun, por është rrezik financiar nëse vaksina nuk funksionon”, ka shtuar ai.

Ai ka shtuar se AstraZeneca nuk do të kërkon profit nga prodhimi i vaksinës gjatë pandemisë.

Nëse funksionon, kompania do të jetë në gjendje të prodhojë 2 miliardë doza pasi që ka nënshkruar dy kontrata të reja të enjten, njëra prej tyre me filantropin miliarder Bill Gates.

Kompania tashmë ka njoftuar se ka prodhuar 1 miliardë dozaa muajin e kaluar, sipas BBC-së .

300 milionë nga vaksinat e mundshme janë premtuar tashmë në SHBA dhe 100 milionë në Mbretërinë e Bashkuar, tha BBC. Nëse provat klinike vërtetojnë se vaksina funksionon, dozat e para mund të jenë gati deri në shtator.

Mbetet e paqartë nëse vaksina, e quajtur AZD1222, do të funksionojë. Soriot tha se kompania duhet të dijë deri në gusht, raportoi BBC.

Richard Hatchett, shefi ekzekutiv i CEPI, pranoi se kishte një "rrezik të konsiderueshëm" për të investuar në prodhimin e një produkti që përfundimisht nuk mund të dorëzohet, raportoi The Guardian .

Rreth 10,000 vullnetarë të moshave të rritur aktualisht po testojnë versionet e Fazës II / III të vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar, sipas deklaratës së AstraZeneca./Motilokal.com