Shiu përmbyt rrugët e Tiranës, Lana pranë daljes nga shtrati

Shiu përmbyt rrugët e Tiranës, Lana pranë daljes nga shtrati

Tirana është përfshirë nga një stuhi me reshje shiu, duke shkaktuar edhe përmbytje në disa zona në vetëm pak minuta.

Reshjet e mëdha kanë vështirësuar qarkullimin në disa rrugë të kryeqytetit, ku më problematike ishin në rrugët Don Bosko, rruga Bardhyli dhe te zona e Xhamllikut.

Po ashtu ishte edhe rritur niveli i Lanes sidomos në zonën e pallatit me shigjeta./Motilokal.com