OBSH kërkon përdorimin e maskës në hapësirat publike

OBSH kërkon përdorimin e maskës në hapësirat publike

Kur e gjitha bota ka nisur tashmë lehtësimin e masave të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e coronavirus, OBSH ndryshon këshillat e saj për mënyrën sesi qytetarët duhet të mbrohen në publik.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se tani është duke “këshilluar qeveritë” të inkurajojnë qytetarët e saj të përdorin maska për fytyrën në publike për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit.

Në disa shtete të botës përdorimi i maskës thjesht rekomandohet, ndërsa në disa të tjera është kthyer në detyrim, sidomos në publik.

OBSH më parë kishte thënë se nuk kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur përdorimin e maskave nga njerëz të shëndetshëm në publik, por që maskat mjekësore duhet të vishen nga ata që ishin të sëmurë dhe personat që kujdeseshin për to.

“Ne kemi prova tani që nëse kjo është bërë si duhet, ajo mund të sigurojë një pengesë për pikat infektive”, tha Dr Maria van Kerkhove.

“Dhe ne specifikojmë një maskë fabrike, domethënë një maskë jo-mjekësore”, shtoi ajo.

Në udhëzimin e tij të ri, i cili është nxitur nga studimet gjatë javëve të fundit, OBSH theksoi se maskat në fytyrë janë vetëm një nga një sërë mjetesh që mund të përdoren për të zvogëluar rrezikun e transmetimit dhe se ato nuk duhet t’u japin njerëzve një sens të rremë të mbrojtje.

Sipas të dhënave të fundit nga universitetit ‘John Hopkins’, në nivel global deri më tani ka pasur 6.7 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 dhe mbi 400.000 viktima./Motilokal.com