Reshje shiu dhe shtrëngata, këto janë temperaturat për ditët e ardhshme në Shqipëri

Reshje shiu dhe shtrëngata, këto janë temperaturat për ditët e ardhshme në Shqipëri

Java e ardhshme në vendin tonë do të vijojë qarkullimi në Mesdhe i masave ajrore të paqëndrueshme, ku pritet të ketë reshje shiu përgjatë maleve dhe bregdeti. Kjo situatë do të vijojë deri në fundjavë.

Temperaturat për ditën e hënë do të luhatën nga 18 deri në 21 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të lindjes dhe verilindjes.

Dita e marte do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 25 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

E mërkura do të mbajë mot me reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 21 deri në 23 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të jugut dhe jugperëndimit. /Motilokal.com