Rritet bilanci i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni, 111 raste të reja me dhe dy të vdekur

Rritet bilanci i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni, 111 raste të reja me dhe dy të vdekur

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka bërë të ditur se sot janë regjistruar 111 raste të reja, duke tejkaluar shifrën e 3000 të infektuarve nga koronavirusi që nga fillimi i epidemisë, ndërsa janë publikuar edhe numrat e rasteve aktive në rajonin e Shkupit.

Pas Çairit me 152 raste aktive në vendin e dytë është Buteli me 59 raste aktive, i treti është Gazi Baba me 58, në Aerodrom ka 53, në Saraj dhe Qendër pas 52.

Në Karposh janë regjistruar 40 raste aktive, në Kisella Vodë 29, në Haraçinë 23, në Studeniçan 18, në Gjorçe Petrov dhe Ilinden nga 17, në Shuto Orizare 12, në Petrovec gjashtë, në Çuçe Sandev 3, në Sopisht dy.

Në Kumanovë 11, Shtip 12, Tetovë 8, Veles 3, Ohër 1, Gostivar 3, Kriva Pallankë 1, Koçani 9.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar gjashtë pacientë të shëruar, ndërsa dy kanë humbur jetën.

Deri më tani betejën kundër koronavirusit në Maqedoni e kanë fituar 1646 persona./Motilokal.com