Java nis me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Java nis me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Edhe kjo javë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e fushave jostabile të presionit të ulët, të cilat do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me diell dhe vranësira. Gjatë orëve të pasdites pritet të ketë reshje shiu të shoqëruara me bubullima.

Dita e hënë do të mbajë mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa paradite me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 25 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit.

E marta pritet të mbajë mot pothuajse të kthjellët në mëngjes, ndërsa në mesditë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 15 deri në 25 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugperëndimit.

E mërkura do të jetë me mot pothuajse të kthjellët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 19 deri në 25 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit. /Motilokal.com