Çka është El Nino?

Çka është El Nino?

El Nino është një fenomen moti, që në vitin 1998 shkaktoi një kaos në sistemet botërore të motit dhe u fajësua për disa nga aktivitetet ekstreme të motit.

Fenomeni El Nino është një pjesë e një modeli rutinë të klimës që ndodh kur temperaturat në sipërfaqen e detit në Oqeanin Paqësor rriten në nivele mbi-normalen për një periudhë të gjatë kohore.

Ndërsa e kundërta e El Ninos, La Niña, është kur temperaturat në sipërfaqen e detit Paqësor bien në nivele më të ulëta se normalja.

El Nino aktual mendohet se ka lidhje me disa nga përmbytjet e rënda dhe motin e ngrohtë në hemisferën e veriut.

Këto faza të ngrohta dhe të ftohta janë pjesë e një modeli të përsëritur të klimës që ndodh në këtë pjesë të Paqësorit, të njohur si luhatje El Nino-Jugor (ENSO), sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA).

el nino reshapes the weather

Formimi i El Ninos mund të nënkuptojë ndryshime të rëndësishme për motin në të gjithë botën, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kur është duke u zhvilluar një El Nino, ai mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në sasinë e sistemeve tropikale që zhvillohen gjatë sezonit të stuhisë së Atlantikut.

"El Nino krijon erëra të fortë në formë vertikale në të gjithë Gjirin e Meksikës, Karaibet dhe Atlantikun Tropikal," tha Meteorologu i  AccuWeather, Dan Kottlowski.

Kur erëra nuk janë të pranishme, qendra e ciklonit tropikal do të rreshtohet vertikalisht, gjë që e mban të paprekur dhe e lejon atë të forcohet. Sidoqoftë, kur erërat e nivelit të lartë vijnë mbi majën e një sistemi, ato mund ta anojnë sistemin në një drejtim dhe ta bëjnë më të vështirë sistemin të intensifikohet më tej.

tropikët gjatë el nino

Ndikimet më të dukshme të El Ninos në Shtetet e Bashkuara ndodhin gjatë dimrit.

"Në mënyrë tipike, El Nino ka tendencë të arrijë kulmin gjatë muajve të dimrit," tha Kottlowski. "Shpesh [kjo ndodh] në muajt nëntor dhe dhjetor, por mund të arrijë edhe më vonë."

Sipas meteorologut të AccuWeather, Brett Anderson, juglindja e SHBA-ve ka tendencë të ketë më shumë stuhi El Nino gjatë dimrit, për shkak të lagështisë tropikale. Ndërsa në verilindje El Nino në dimër është shpesh më i ngrohtë, por rajoni mund të ketë stuhi të shpeshta bore.

Intensiteti i El Ninos gjithashtu mund të ndryshojë në shkallë pasi disa mund të jenë më të fortë ose të dobët se të tjerët. Një nga faktorët më të mëdhenj se sa i fortë mund të bëhet një El Nino është forca e erërave të nivelit më të ulët në Paqësorin qendror, sipas Anderson.

"Jo të gjitha El Ninot janë të njëjtë, edhe fenomenet e tjera klimatike mund të bashkëveprojnë me El Ninon, duke rezultuar me një larmi të gjerë ndikimesh sezonale në të gjithë globin," tha Anderson.

tipike el nino dimri 7/12/2018

Fenomeni El Nino në përgjithësi mund të zgjasë disa muaj deri në një vit e gjysmë, sipas Kottlowski. Sidoqoftë, ka raste kur El Nino dobësohet gjatë pranverës, por qetësohet gjatë verës.

Është e imagjinueshme që El Nino të zgjat më shumë se një vit, por zakonisht ato zgjasin nga gjashtë deri në tetë muaj, tha ai.

Ndërsa sipas NASA-së El Nino nuk ka treguar shenja të zbehjes, bazuar në të dhënat satelitore të Oqeanit Paqësor. /Motilokal.com