Mikrobiologu Lul Raka: Nuk rekomandohet përdorimi i tuneleve dezinfektues në shkolla dhe institucione jomjekësore

Mikrobiologu Lul Raka: Nuk rekomandohet përdorimi i tuneleve dezinfektues në shkolla dhe institucione jomjekësore

Mikrobiologu Lul Raka përmes një postimi në Facebook, ka treguar rreth mënyrës së përdorimit të tuneleve dizenfektuese.

Raka ka thënë se nuk rekomandohet përdorimi i këtyre tuneleve në ambientet e shkollave dhe institucioneve të tjera jomjekësore.

Ai ka theksuar se spërkatja me klor dhe kimikate të tjera mund të rezultojë në irritim të syve dhe lëkurës, bronkospazëm për shkak të inhalimit dhe simptoma gastrointestinale (mundim dhe vjellje).

Postimi i plotë i mikrobiologut Raka:

Nuk rekomandohet përdorimi i tuneleve dezinfektues në shkolla dhe institucione tjera jomjekësore

• Spërkatja e individëve me dezinfektues (si p.sh. në një tunel, kabinet apo dhomë) nuk rekomandohet në asnjë rrethanë

• Spërkatja me klor dhe kimikate të tjera mund të rezultojë në irritim të syve dhe lëkurës, bronkospazëm për shkak të inhalimit dhe simptoma gastrointestinale (mundim dhe vjellje).

• Kjo metodë nuk e zvogëlon aftësinë e një personi të infektuar për të përhapur virusin përmes spërklave ose kontaktit.

• Nuk ka dëshmi se rrobet janë vektor i rëndësishëm i përhapjes së koronavirusit.

• Fillimisht, këto tunele janë përdorur në shumë vende të botës, por disa tashmë e kanë ndaluar përdorimin e tyre ( Meksika, India, Filipinet, Malajzia, etj.).

• Nëse qëllimi është të sulmohet virusi që ndodhet në rrugët e frymëmarrjes, nuk ka dëshmi se aplikimi 20-30 sekondash është efikas dhe i sigurt.

• Përdorimi i tunelit dezinfektues mund të jep ndjenjën e rrejshme të sigurisë dhe si rrjedhojë ata mund t’i zbatojnë më pak masat tjera vitale për parandalim (distance fizike, maskë, higjiena e duarve).

Në këto institucione është qenësore pastrimi dhe dezinfektimi i sipërfaqeve, të cilat preken më së shpeshti./Motilokal.com