
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres përmes një masazhi ka paralajmëruar për “emergjencë botërore të ushqimit në të ardhmen”.
Ai thotë se megjithëse ka mjaft ushqim për të ushqyer popullsinë botërore prej 7,8 miliardë banorësh, pandemia e koronavirusit të ri po e kërcënon sigurinë globale të ushqimit.
Duke deklaruar se më shumë se 820 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga uria, Guterres shprehet se një në çdo pesë fëmijë përballet me rritje të vonuar për shkak të kequshqyerjes.
"Sistemet tona ushqimore po rrënohen dhe pandemia Covid-19 po e përkeqëson akoma edhe më shumë situatën”, shton Antonio Guterres.
“Edhe 49 milionë njerëz të tjerë mund të bien në varfëri ekstreme për shkak të pandemisë. Numri i njerëzve pa siguri ushqimore do të rritet me shpejtësi”, paralajmëron shefi i OKB-së./Motilokal.com