Fenomen i rrallë natyror/ Liqeni 50 mijë vjeçar bëhet rozë

Fenomen i rrallë natyror/ Liqeni 50 mijë vjeçar bëhet rozë

Çfarë e bëri që liqeni të kthehet në rozë?

Kjo ishte pyetja në mendjet e njerëzve në të gjithë Indinë pasi Liqeni Lonar në shtetin e Maharashtrasit papritmas ndryshoi ngjyrat ditëve të fundit.

Ekspertët besojnë se ndryshimi ka të ngjarë për shkak të rritjes së kripës në ujë, pranisë së algave ose një kombinimi të këtyre dy fenomeneve, siç ka ndodhur në liqenin  Hillier të Australisë.

Gajanan Kharat, një gjeolog lokal, tha në një se diçka e ngjashme ka ndodhur më parë, por asnjëherë në këto përmasa.

This 50,000-year-old lake in Maharashtra turns pink - Turning pink ...

"Po duket veçanërisht e kuqe këtë vit sepse këtë vit kripësia e ujit është rritur", tha ai.

Ai shtoi se sasia e ujit në liqen është zvogëluar dhe liqeni është bërë i cekët, kështu që kripësia është rritur dhe ka shkaktuar disa ndryshime të brendshme.

Latest News, Breaking News and today's News Headlines | Newzz

Kharat tha që studiuesit po hetojnë gjithashtu nëse prania e algave të kuqe shkaktoi ndryshimin e ngjyrës.

Mostrat janë dërguar në disa laboratorë, tha ai, dhe "pasi të kenë studiuar atë, ne do të jemi në gjendje të themi përfundimisht pse uji i liqenit është bërë i kuq".

Liqeni, i cili ndodhet rreth 500 kilometra në lindje të Mumbait, është formuar pasi një meteorit goditi Tokën rreth 50,000 vjet më parë, sipas CNN./Motilokal.com