
Shpyllëzimi vazhdon të rritet në pyjet e shiut në Amazon. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten, që tregojnë se muaji maj ishte më i keqi në pesë muajt të parë të vitit në rekord.
Ambientalistët paralajmërojnë se viti 2020 është në rrugën e duhur për të qenë viti më shkatërrues ndonjëherë për pyjet më të mëdha në botë, madje duke kaluar edhe 2019-tën, vit kur zjarret tronditën botën.
"Ne po përballemi me një skenar të katastrofës totale për Amazonën", tha Mariana Napolitano, drejtore shkencore në zyrën e Fondit Botëror të Kafshëve të egra në Brazil.
Një total prej 829 kilometrash katrorë në Amazon, 14 herë sa sipërfaqja e Manhattan, u humb nga shpyllëzimet në maj, sipas të dhënave satelitore nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Hapësinor në Brazil (INPE).
Kjo ishte një rritje prej 12 për qind nga viti i kaluar, dhe maji më i keq që nga mbajtja e regjistrave që filloi në gusht të vitit 2015.
Që nga fillimi i vitit, shpyllëzimi ka arritur në më shumë se 2 000 kilometra katrorë, 34% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Kjo është edhe më shqetësuese duke pasur parasysh se muajt më shkatërrues janë akoma përpara - sezoni i thatë, nga qershorit deri në tetor, kur zjarret në pyje përshpejtojnë shpyllëzimet e shkaktuara nga prerësit e paligjshëm, minatorët dhe fermerët./Motilokal.com