
Studiuesit në Florida thonë se ata besojnë se kanë zbuluar që koronavirusi i ri ka pësuar mutacion në një mënyrë që e bën atë më lehtë të infektojë qelizat njerëzore.
Ata thonë se nevojiten më shumë hulumtime për të treguar nëse ndryshimi ka ndikuar në rrjedhën e pandemisë, por të paktën një studiues që nuk është i përfshirë në studim thotë se ka të ngjarë të ketë ndodhur, dhe ndryshimet mund të shpjegojnë pse virusi ka shkaktuar kaq shumë infeksione në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Amerikën Latine.
Është një mutacion për të cilin shkencëtarët shqetësohen me javë të tëra.
Studiuesit në Institutin e Kërkimeve në Florida tha se mutacioni prek strukturën e jashtme të virusit që ai e përdor për të hyrë në qeliza. Nëse zbulimet do të konfirmohen, kjo do të ishte e para herë që dëshmohet se ndryshimet e para tek virusi kanë domethënie për pandeminë.
"Viruset me këtë mutacion ishin shumë më infektues sesa ata pa mutacion në sistemin e kulturës së qelizave që ne përdorëm", tha virologu Hyeryun Choe, i cili ndihmoi në udhëheqjen e studimit.
Vetëm këtë javë, Organizata Botërore e Shëndetit tha që mutacionet e shikuara deri më tani në koronavirusin e ri nuk do të ndikojnë në efikasitetin e vaksinave në zhvillim.
Javën e kaluar, OBSH tha që mutacionet nuk e kishin bërë atë më lehtë të transmetueshëm dhe as nuk e kishin bërë virusin më të predispozuar të shkaktonte sëmundje serioze./Motilokal.com