Si pritet të jetë moti sot dhe fundjavë në Kosovë?

Si pritet të jetë moti sot dhe fundjavë në Kosovë?

Parashikimi i motit për ditën e sotme në Kosovë, do të jetë pothuajse i kthjellët, temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 23 ºC. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Mot i kthjellët me diell do të mbajë ditën e shtunë. Temperaturat pritet të lëvizin nga 12 deri 24 ºC. Mot i ngjashëm pritet të mbaj edhe të dielën. /Motilokal.com