
Instituti ‘Earthwatch’ së bashku më shoqërinë mbretërore gjeografike të Londrës, pas një analize të detajuar, kanë dalë në konkluzionin se krijesa e vetme që nuk duhet të zhduket, dhe që rëndësia e saj është bazike dhe jetësore për planetin tokë, është bleta.
Sipas studiuesve bletët janë krijesa më e rëndësishme e planetit tokë, dhe se pa to, ekosistemi ynë do të shkatërrohej, duke e bërë të pamundur jetesën në tokë.
Studiuesit kanë paralajmëruar se bletët kanë hyrë në listën e kafshëve që rrezikojnë të zhduken, dhe në krahasim me disa vite më parë, numri i tyre ka rënë me 90 për qind në aspektin global.
Mbi të gjitha, thëniet e Albert Ajnshtajnit për bletët nuk kanë qenë kurrë më të vërteta. "Nëse bletët do të zhdukeshin nga faqja e Tokës, njeriut do t’i kishin mbetur vetëm katër vjet për të jetuar", ka thënë fizikanti i famshëm.
Ndaj nëse ju rastisni të shihni ndonjë bletë, apo ajo hyn në shtëpinë apo vendin që ju po rrini, ju lutemi të mos e vrisni atë, sepse siç përmendem më parë, ato janë në zhdukje, dhe është shumë e rëndësishme që numri i tyre të kthehet si më parë.
Bletët janë krijesa e vetme në botë, e cila nuk mbart asnjë patogjen, sëmundje, baterie, apo virus.
Gjithashtu bletët bëjnë pllenimin e 70 për qind të luleve në botë, pllenimi i bërë nga bletët lejon lulet të riprodhohen, dhe riprodhimi i tyre mundëson fruta dhe ushqim për miliona kafshë e ndryshme.
Prandaj, për të mbrojtur këto krijesa, disa aktivistë besojnë se duhet të ndalojmë menjëherë përdorimin e pesticideve, të promovojmë alternativa tërësisht natyrore bujqësore dhe duhet të monitorojmë me kujdes shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Zhdukja e bletëve, do të bëhet gradualisht në tërë faunën e planetit tokë./Motilokal.com