Reshje shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër

Moti sot në vendin tonë do të jetë i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira, ku pritet edhe reshje shiu.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 19 deri në 20 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit.

Dita e enjte do të jetë me mot pjesërisht me re dhe reshje të lehta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 23 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim perëndimit dhe jugperëndimit./Motilokal.com