Eklipsi diellor: NASA tregon se si do të duket dielli i 'unazës së zjarrit' këtë fundjavë

Eklipsi diellor: NASA tregon se si do të duket dielli i 'unazës së zjarrit' këtë fundjavë

Këtë fundjavë të gjithë sytë drejt qiellit. Pasi me 21 qershor pritet të ndodhë eklipsi diellor.

Një eklips diellor unazor ndodh kur Hëna është shumë larg nga Toka për të mbuluar plotësisht diellin, duke rezultuar në një unazë drite rreth hënës së errësuar.

Eklipsi diellor ndodh kur hëna është shumë larg nga Toka dhe mbulon pothuajse plotësisht diellin, çka rezulton në një unazë zjarri që rrethon Hënën që në ato momente është plotësisht e errësuar.

Megjithatë, ky eklips nuk do të jetë i dukshëm për pjesën europiane. Ngjarja mund të shikohet nga Afrika Qendrore, Arabia Saudite, Kina jugore e deri tek Oqeani Paqësor.

Qytetarët në këto vende mund të shohin vetëm një pjesë të eklipsit

NASA shpjegoi: “Në mëngjesin e hershëm të 10 majit, nga Australia Perëndimore, Hëna ishte midis Tokës dhe Diellit.

Videoja është filmuar nga Australia Perëndimore gjatë Eklipsit Diellor Annular të Majit 2013./Motilokal.com