Ishujt koralorë ngrihen në nivel së bashku me oqeanet duke pluskuar

Ishujt koralorë ngrihen në nivel së bashku me oqeanet duke pluskuar

Ishujt koralorë mund të rezistojnë natyrshëm në rritjen e nivelit të oqeaneve, duke u rritur njëkohësisht falë sedimenteve që deti depoziton në sipërfaqen e tyre. Kjo tregohet nga simulimi i botuar në revistën Science Advances dhe realizuar nga Universiteti Britanik i Plymouth,  me ekipin e Gerd Masselink, në bashkëpunim me Universitetin Kanadez Simon Fraser dhe Universitetin e Zelandës së Re të Auckland.

Simulimet janë kryer me grupin e ishujve koralorë Tuvalu në Oqeanin Paqësor, për të vëzhguar sjelljen në bazë të ngritjes së nivelit të oqeanit. Rezultatet tregojnë se pavarësisht se kjo tipologji mendohej se ishin ndër më delikatet për zhdukje, si pasojë e ndryshimeve klimatike, ato reagojnë në sinkron me oqeanin duke i rezistuar rreziqeve.

Një prej autorëve të studimit Masselink tha se akumulimi i sedimenteve të transportuara nga ujërat do të çonte në ngritjen të vetë këtyre ishujve, duke evituar zhytjen dhe e gjitha kjo përmes një përshtatjeje tërësisht natyrale./Motilokal.com