Ekspertët britanikë zbulojnë ilaçin kundër koronavirusit

Ekspertët britanikë zbulojnë ilaçin kundër koronavirusit

Një ilaç i lirë dhe i përhapur gjerësisht, i quajtur deksametazon mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së pacientëve të sëmurë rëndë nga koronavirusi.

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se trajtimi me një dozë të vogël të steroidit është një zbulim tepër i rëndësishëm në luftën kundër COVID-19. Ai ul me 30% rrezikun e vdekjes te pacientët që kanë nevojë për respiratorë. Ndërsa për të intubuarit, rreziku ulet me 20%.

Ilaçi është pjesë e një testimi masiv, më të madhit në botë, që po kryhet për të gjetur kurën ndaj koronavirusit.

Ai zvogëlon rrezikun e vdekjes me një të tretën për pacientët në ventilatorë. Për ata që janë me oksigjen, ajo shkurton vdekjet me një të pestën.

Sikur ilaçi të ishte përdorur për të trajtuar pacientët në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë, deri në 5,000 jetë mund të ishin shpëtuar, thonë studiuesit.

Deksametasoni është një lloj Kortikosteroidi, në qarkullim prej viteve ’60, që përdoret për të kuruar sëmundje të ndryshme inflamatore dhe disa lloje të kancerit. Prej 1977-s ndodhet edhe në listën e ilaçeve esenciale të OBSH. Kura 10 ditore për koronavirusin kushton rreth 40 Euro.

Ky ilaç gjendet në të gjitha barnatoret si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni./Motilokal.com