182 raste të reja me koronavirus dhe 33 të shëruar në Maqedoni

182 raste të reja me koronavirus dhe 33 të shëruar në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, ka bërë të ditur se nga 1348 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 182 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërsa sipas Institutit të Shëndetit Publik janë regjistruar 33 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.

Sipas këtij njoftimi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë me koronavirus.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4664, prej të cilëve 1836 janë shëruar kurse 216 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2612 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 47.793 testime për Covid-19”, thuhet në njoftim./Motilokal.com