Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë godet ishujt Kermadec në veri të Zelandës së Re

Një tërmet i fuqishëm  me magnitudë 7.3 ballë godet ishujt Kermadec në veri të Zelandës së Re

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë ka dridhur Ishullin e Veriut në Zelandën e Re, veçanërisht përgjatë bregdetit lindor.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti është regjistruar rreth orës 00:49 të orës lokale rreth 800 kilometra në veri të Zelandës së Re me epiqendër ishujt e pabanuar Kermadec.

Nga njoftimet medieve të huaja bëhet e ditur se një cunami i vogël por i padëmshëm mund të godiste ishujt pranë.

Ishujt Kermadec, një arkipelag vullkanik, tronditen vazhdimisht nga tërmetet dhe për pasojë nuk kanë banim të përhershëm./Motilokal.com