Dëborë artificiale në Tokyo, për t’i freskuar spektatorët në Lojërat Olimpike 2020

Dëborë artificiale në Tokyo, për t’i freskuar spektatorët në Lojërat Olimpike 2020

Derisa temperaturat shënuan 25 °C, në një event më kanoe në kryeqytetin japonez, binte borë artificiale mbi spektatorët e pranishëm.

E gjithë kjo ishte një test nga organizatorët e Olimpikeve të vitit 2020, me shpresën t’i mbajnë spektatorët të freskët dhe sa më komodë kur lojërat zhvillohen verën e ardhshme.

Sipas raportimeve, rreth 300 kilogramë dëbora artificiale do të jetë në dispozicion në Sea Forest Watereay.

"Kjo nuk i ulë temperaturën e ajrit, por shpresojmë se më ketë njerëzit do të ndjehen më të freskët", tha për Reuters Taka Okamura.

Shqetësimet për temperaturat e larta në Tokio 2020 janë rritur muajt e fundit pasi më shumë se 50 njerëz vdiqën në muajin korrik për shkak të temperaturave prej 40 °C.

Në Sea Forest Waterway do të organizohen evente olimpike dhe paraolimpike, si dhe kanotazh. /Motilokal.com