Keni bërë plane për plazh? Shihni më parë parashikimin e motit për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Keni bërë plane për plazh? Shihni më parë parashikimin e motit për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Sot në vendin tonë moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat parashikohen të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 17 deri në 25 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veriperëndimit.

E shtuna do të jetë me mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 26 °C.

Të dielën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 25 °C./Motilokal.com