Parashikimi i meteorologëve për sot dhe fundjavë në Kosovë

Parashikimi i meteorologëve për sot dhe fundjavë në Kosovë

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell, vende-vende me mundësi për të reshura shiu.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 14 deri në 23 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndimit.

Dita e shtunë do të jetë paradite me mot pothuajse të kthjellët, ndërsa pasdite me reshje të lehta shiu. Temperaturat do të luhatën prej 15 deri në 22 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veriut.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 17 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të veriperëndimit./Motilokal.com